Pas Vallezimit

  Dhe me thoni  se ndokush  nuk mund, nga vetvetja, te kuptoje ç’eshte e mira dhe e keqja; e gjitha eshte teresisht rrethanore, qe  ambjenti  moçal ndot njeriun. Por besoj se gjithçka eshte e rastit. Si ne timin.
 Keshtu foli miku im ekselent  Ivan Vasilieviq , pas nje bisede ndermjet nesh,  mbi  pamundesine e improvizimit te individualitetit pa fatin e konditave nden te cilat njeriu jeton. Askush  nuk thote aktualisht se gjithkush ne vetvete e kupton te miren dhe te keqen; por ishte nje zakon i Ivan Vasilieviqit te pergjigjej ne kete menyre  mendimeve te pjekura mire brenda mendjes se tij gjate bisedes, dhe te ilustronte keto mendime ne lidhje te shkurter me shembujt rastesore te jetes se tij. Ai shpesh harronte krejtsisht arsyen e historise se tij ne te thenen e saj; veçse gjithmone e tregonte me sinqeritet te madh dhe ndjenje.
 Ja, tani, se ç’tha.
  " Merre rastin tim. Jeta ime e gjitha ishte perkushtim, jo nga ambjenti, por nga diçka teresisht tjeter."
  " Atehere nga se?" - e pyetem neve
  " Eeeh, eshte histori e gjate. Do te me duhet te perpiqem shume qe t'ju tregoj tere ato gjera te rendesishme qe t'jua bej te kuptueshme"
  " Epo na e thuaj atehere!"
  Ivan Vasilieviqi u mendua sapak dhe shkundi koken.
  " E gjithe jeta ime - ja nisi - u shnderrua ne nje nate, apo, ne te zbardhur, me teper."
  " Pse, ç'ndodhi?" - pyeti njeri prej nesh.
  " Gjithçka ndodhi qe se une isha i dashuruar se tepermi. Kam qene i dashuruar shume here, por kjo ishte me seriozja e te gjithave. Ishte diçka nga e shkuara; ajo ka martuar te bijat tani. Ishte Varinka B. - Ivan Vasilieviqi fshehu mbiemrin e saj - Edhe ne te pesedhjetat ajo dallohej si e pashme; por ne rini te saj, ne te tetembedhjetat, veçohej per gjatesine e saj, delikatesen, e gjindshme dhe e shpreh'shme. Po, shprehja nje fjale eshte; ajo e mbante veten nga teprimet, nga pavetedija siç qe; mbante koken lart, dhe se bashku me bukurine dhe shtatgjatsine i jepnin asaj nje ajer prej princeshe, ne vend te te qenit teper e holle, skelet mund te thuhet. Kjo mund te kishte qene e pergjitheshme, pa buzeqeshjen e saj, te gezueshme dhe te perzemert, driten plot hijeshi ne syte e saj dhe embelsine rinore."
  " Po i jepni nje pershkrim hyres, Ivan Vasilieviq!"
  " Pershkrim, vertete! Une nuk do te kem mundesi ta pershkruaj, ndaj ju nuk do te mund ta vleresoni. Por s'eshte kjo puna; Se çka do t'ju tregoj ngjau ne katerdhjeten. Isha aso kohe student ne nje universitet provincial. Nuk e di nese ishte gje e mire, apo jo, veçse nuk kishim rrethe politike, nuk kishte idoelogjizma ne universitetet tona asaj kohe. Ishim thjeshte te rinj dhe e shpenzonim kohen tone siç te rinjte e bejne, duke studjuar dhe argetuar veten tone. Kisha nje shok timin, shume gazmor, te gjalle, i shkujdesur, dend me parà po ashtu. Une kisha nje kale te mire, qe e perdorja te shkoja ne slitim me zonjushat e reja. Moda e patinazhit nuk kishte ardhur akoma. Shkoja me shoket ne organizimet me te pira, ketyre diteve s'pinim tjeter, veç shampanje; kur s'kishte, s'pinim asgje. Kurre vodka siç behet rendom tani. Mbremjet e vallezimit ishin argetimet e mija me te dashura. Vallzoja mire dhe nuk isha nje partner qe ndiqte keq."
 " Ec ma edhe ti, s'eshte e nevojshme te behesh modest - e nderpreu nje zonjushe aty, prane tij - E kemi pare foton tende. Jo keq, me te vertete. Ishit nje shoqerues i kendeshem."
 " I kendeshem, nese ju pelqen. Kjo s'ka rendesi. Kur dashuria ime per te ishte ne me te forten, ne diten e fundit te karnavaleve, une qeshe per vallzimin tek i plotfuqishmi i rrethinave, nje zotri-burre prej natyre, pak ne moshe, i kamur dhe i pritshem, dhe anetar i nje dhome avoketrish gjithashtu. Te ftuarit i mirepriti bashkeshortja e tij, e mire prej natyre si ai vete. Ishte veshur me kadife pushi te ngjyrosur dhe mbante mbi ball' nje diademe diamanti, dhe varesen e saj, ne kraherorin e bardhe, nje lule qe, si kornize, rrethonte portretin e Perandoreshes Elizabet, e bija e Pjetrit te Madh.
 Ishte nje ballo qe ta kishte endja. Me nje dhome qe shkelqente, nje kend te veçante per orkestren, me fame aso kohe, me perberje bujkroberish qe i perkisnin nje zotrie muzikal. Qerasjet ishin nje mrekulli dhe shampanja rridhte lume. M.gj.s. isha i etur pas shampanjes, ate nate s'vura te pire ne goje si shkak se isha i pire me dashuri. Ndaj ne perpjekje te saj u ngrita te vallzoja valse dhe polka deresa te behesha gati, qe te me vinte rradha, kurdo t'me vinte, me Varinken. Ajo ishte veshur me te bardha,  nje brez  roze, kepuce te bardha, dorashka femijesh, qe nuk i arrinin tamam te berrylet e saj te holla. Nje ingjinier i neveritshem, Anisimov thirrej, me rrembeu mazurken me te sebashku, asaj dite qe kurre s'mund t'ja falja. Ai e ftoi per vallzim ne minuten sapo ajo mberriti, ndersa isha nisur per te parukeret te merrja nje pale dorashka, por qe vone. Perfundimisht nuk e vallzova mazurken me te, por me nje gjermane te ciles i kisha kushtuar paraprakisht pak vemendje; veç druhem qe nuk u solla si duhej ndaj saj ate mbremje. Me veshtiresi fola, apo veshtrova ate, por s'pashe tjeter veç nje figure te gjate, te lehte, me rroba te bardha, me nje brez roze, nje fytyre te paster, zezatuese, hijeplote, dhe sy te embel. Nuk isha vetem; te tjere e shihnin me admirim, burra si dhe gra, megjithse ajo i linte ne hije.  Ato nuk mund te mos e admironin.
  Megjithse nuk kisha cilesimin si partner i saj ne mazurka, bera ç' ishte e mundur te vallzoja afer saj gjithe kohes me te. Ajo vinte perhere perkundrejt duke pershkuar tere gjatsine e dhomes te me zgjidhte mua. Une u hodha brof ne kembe pa pritur qe te isha perzgjedhur; ajo me falenderoi me nje te buzeqeshur per intuiten time.  Kur isha ne drejtim te saj me ndonje tjeter dhe ajo hamendsoi gabim, mori doren e tjetrit ne supin e kraherorit te saj te imet dhe me buzeqeshi me miresi.
  Kurdo qe pat figure valsi ne mazurka, vallzova me te per nje kohe te gjate, me frymemarrje te shpejtuar dhe buzagaz ajo do te thoshte "Perseri"; une valsova dhe valsova si i pavetedijshem per ekzistencen e ndonje tjeter njeriu."
 " Ec tashti, si mund te ishe i pa vetedijshem me krahet e tua perreth belit te saj? Ti duhet te ishe i vetdijshem jo vetem per ekzistencen tende, por dhe te sajen" - foli dikush.
  Ivan Vasileviqi u çorr ne te thirrura deshperimi gati. " D.m.th. ju jeni bashkekohore mbi te gjitha! Ditet e sotme mendohet jo tjeter, veç trupit. Ishte ndrysh ne ditet tona. Sa me teper qe isha i dashuruar, aq me pak trupzim kishte ne syte e mi. Tani ju nxirrni kembet, nyjet dhe nuk di çfare tjeter. Ju e çvishni gruan me te cilen jeni ne dashuri. Ne syte e mi, siç ka thene Alfons Karr - dhe ai qe shkrimtar i mire - "E vetmja qe dashurova gjithmone mbulohej ne rroba bronxi". Ne asnjehere s'menduam te tille gje te benim. Perkundrazi perpiqeshim te mbulonim lakuriqsine si biri natyral i Noes. Eeh, ju se kuptoni dot."
 " Mos u merr me te! Jepi para!" - nderhyri njeri prej tyre.
 " Po, vallzova pjesen me te madhe me te, pa e ditur sa kohe kishte shkuar. Muzikantet vazhdonin te losnin te njejtat tone te mazurkes, fund-pas-fundi, perseri ne nje perzgjatje deshperuese - ju e dini çfare behet kur ballos i afrohet fundi. Babate dhe mamate tashme ishin ngritur nga tavolinat me karta ne dhomen e ndenjes, ne pritje te darkes, sherbyesit shpejtonin te sillnin sendet. Ishte afer treshit. Me duhej te beja me te shumten ne minuten e fundit.  E zgjodha ate perseri per mazurka dhe per te njeqindten here i rame dhomes kryq e terthor."
 " Quadrille*), pas gostie eshte imi - i thashe tek e shoqerova te vendi i saj."
 " Pa dyshim, nese nuk do ta mbart jashte shtepise - shtoi ajo me te qeshur"
 " Une nuk do te heq dore - vazhdova."
 " Me jepni freskonjesen time, gjithesesi - u pergjigj."
 " Me vjen hidhur te ndahem me te - i thashe, duke i dhene nje freskonjese puplash te bardhe te çliret."
 " Mire, diçka per kenaqesine tuaj, - tha, duke hequr nje pupel nga freskonjesja dhe ma dha mua."
   Mora puplen dhe munda te shpreh vetem me sy peruljen dhe miresine.  Isha jo vetem i kenaqur dhe i gezuar, isha i lumtur, i permbushur. Isha mire. Nuk isha vetja ime, por dikush qe nuk qe i kesaj toke, qe nuk njihte asgje te keqe. E fsheha puplen brenda dorashkes dhe qendrova aty pa qene ne gjendje t'i jepja vetes te largohesha prej saj.
 " Pa shih, po kerkojne vallzimin e babait - me tha, duke treguar me gisht te atin, i gjate me shtat, kolonel me spaleta te argjenda, qe po qendronte ne koridor me disa zonja."
 " Varinka, ec ketu - thirri pritsja jone, nje grua me diamant te kornizuar dhe me shpatulla si te Elizabetes, me ze te larte."
 Varinka shkoi te dera, une e ndoqa.
 " Persuadé ati juaj te vallzoje me ju mazurken, ma chere."
 " Ju jutem, Peter Vadislavoviq - i foli, ne te kthyer kolonelit"
 Ati i Varinkes ishte nje burre shume simpatik, i mbajtur mire, pa çka moshes se thyer. Mbante mustaqe me ngjyre te bukur te harkuara ne stil te Nikolles I dhe baseta te bardha qe puqeshin me mustaqet. Floket i kishte te krehura mbi balle, dhe nje te qeshur plot drite, si te se bijes, ne buze dhe syte e tij. Kishte nje paraqitje te shkelqyeshme, me nje kraheror te zhvilluar ushtaraku
ku ishin varur disa dekorata, shpalulla te fuqishme kembe te holla dhe te gjata. Ishte ai tip ushtaraku ultra i krijuar nga disiplina e Perandorit Nikola I.
  Kur iu afruam deres koloneli sapo refuzonte vallezimin, duke thene se kishte harruar krejtesisht, por ne çast buzeqeshi, duke çvendosur me kujdes armen e tij ne te majte, hoqi shpaten nga kllefi, ja dorezoi nje te riu ne detyre qe qendonte prane tij dhe veshi dorashken stolisur ne doren e djathte.
 " Gjitheçka duhet bere sipas regullave" - tha buzagaz. Kapi doren e se bijes dhe qendroi nje çerek - kthyer ne pritje te muzikes.
 Ne tingullin e pare te mazurkes, ai ngjeshi njeren kembe me zgjuarsi, zgjati tjetren perpara, prane te pares me ngadale dhe mprehtesi, pastaj me kujdes dhe çliresi, me ngjeshjen e kembeve dhe trokitjen e çizmeve, figura e tij e gjate, e impozuar levizi pergjate dhomes. Varinka vallzonte prane tij, ritmikisht dhe lehtesisht, duke bere hapa te shkurter, apo te gjate, me kembet e saj te vogla brenda getave te bardha atllasi.
 Te gjithe ne dhome ndiqnin çdo levizje te duetit. Ndersa per mua kishte jo vetem admirim, por i dekoroja me simpati magjepse. Veçmas pershtypje me lane çizmet e zotrise te moçem. Nuk ishin afere e veçante moderne, por te bera nga lekure i lire, me maje katrore,  dhe te prodhuara me prove nga kepucari i regjimentit. Nen pergjegjsine, se se bijes i duhej te vishej, qe te dilte ne shoqeri, ai nuk blinte çizme te modes, por veshte te tilla, te bera me pune dore shtepije, mendoja une. Pa dyshim qe ne kohe te tij ai duhet te kete qene nje vallzues i mire; por tashme ai ishte edhe i rende dhe kembet e tij nuk tregonin me pranvere per ato hapa te bukur qe perpiqej te merrte. Ai akoma pretendonte t'i sillej dy here dhomes, qoshmeqosh. Kur erdh' fundi, duke lene kembet menjane, ai, pa nje, pa dy, perplasi shputat sebashku dhe ra ne njerin gju, pak rende, ndersa ajo vallezonte me nderim rrotull tij, me buzeqeshje dhe duke ndrequr kemishen e saj, e gjithe dhoma duartrokiti.
 Ne ngritje te mundimshme, ai embelsisht mori fytyren e se bijes me duar. E puthi ne balle dhe e shoqeroi per tek une, me pershtypjen se une qeshe partneri i saj per mazurka. Une i thashe se jo.
 " Po, mos e mendo, vetem sillu rrotull dhomes nje here me te" - me tha, duke qeshur kendeshem, pasi kishte futur shpaten e tij ne kellef.
 Si kenaqesia nga permbajtjet e nje shisheje me shurup lulesh, kur gllenka e pare rrjedh poshte, ashtu dashuria ime per Varinken dukej se çlironte gjithe forcen e te dashuruarit brenda meje. Ne rrethimin e saj bota s'ndjehej e paqte. Une doja pritesen me diademen e saj dhe kraherorin si te Elizabetes, dhe te shoqin, dhe te ftuarit, burrin e kepuceve, dhe bile edhe ingjinierin Anisimov qe me mori inat kaq shume.  Sa per atin e Varinkes, me çizmet e bera ne shtepi me pune dore, dhe qeshjen e tij te sjelleshme,  ashtu siç i pelqente asaj, ndjeva nje lloj butesie qe ishte me se shumti rrenuese.
 Pas te ngrenit une vallzova me te quadrille-n e premtuar, dhe megjithse kisha qene pafundimish i lumtur pak me pare, ngrihesha akoma me i lumtur per çdo çast.
 Nuk folem per dashuri. Asnje çast s'e pyeta veten nese ajo me donte. Mjaftonte te dija se e desha. Veç kisha nje frike - qe ndonjegje mund te nderhynte ne gezimin e madh timin.
 Kur shkova ne shtepi, dhe fillova te zhvishem per nate, kjo mu duk largmendsh. Mbajta puplen e vogel te hequr freskonjeses te saj ne dore, dhe njeren dorashke qe me dha kur e ndihmova per ne karroce pas se emes. Duke e pare ksisoj, dhe pa mbyllur syte, mund ta shihja para meje per nje çast, ashtu siç ishte, kur zgjodhi njerin nga dy partneret. Ajo u perpoq te hamendsonte çfare soj personi perfaqesohej tek une, dhe munda te degjoj zerin e saj te embel kur tha " Krenar - a jam ne rregull?" dhe me dha doren e saj. Gjate gostisjes ajo çoj nje gllenke nga gota ime e shampanjes, me vemendje ndaj meje mbi buze te gotes me nje veshtrim kujdesi. Por, mbi te gjitha, munda ta shoh kur vallzoi me te atin, sikur fluturonte pas tij, dhe duke terhequr admirimin e shikuesve plot krenari dhe lumturi.
 Ai dhe ajo ishin bashkuar ne mendjen time ne nje vrull embelsie patetike.
 Aso kohe une jetoja me tim' vella, nderkohe ai ka nderruar jete. Ai nuk i pelqente daljet dhe kurre nuk shkoi ne vallzim; veç kesaj ishte i zene me pergatitjet per provimet e universitetit dhe bente nje jete shume te rregullt. Po flinte. I hodha nje sy atij, kokes se tij te groposur ne jastek gjysem mbuluar me jorgan, dhe ndjeva meshire me te vertete, meshire ndaj tij per injorancen se ç'dite te lumtura po perjetoja nga pervoja ime. Sherbyesi jone Petrusha, me takoi me nje qeri gati qe te me zhvishte, por une e perzura. Fytyra e tij e pergjumur dhe floket e shprishura mu duken kaq prekese. Ne mundim te mos beja zhurme shkova ne dhome ne maje te gishtave dhe rashe mbi krevat. Jo, isha edhe i lumtur; nuk fjeta dot. Pa thene se ishte ngrohte ne dhome. Pa hequr uniformen ( rrobat e gjumit ), dola ne qete-qete ne sallon, vesha kapoten, hapa deren ballore dhe kerceva jashte ne mes te rruges.
 Kishte kaluar katershi kur lashe te vallzuarit. rruga per ne shtepi dhe pushimi nderkohe moren dy ore te mira, ndaj kur dola kishte zbardhur. Ishte mjegull e zakoneshme ne dite karnavalesh, rruga mbushur me uje-bore te sapo shkrire dhe ujin qe rridhte nga pullazet. Familja e Varinkes banonte ne qosh te qytetit afer nje fushe te madhe, afer se ciles ishte nje shesh paradash, ndersa ne cepin tjeter nje palester per zonjushet.  Une pershkova rrugicen tone te ngushte bosh dhe dola ne xhade ku takova kembesore dhe slita plot drunj, vrapuesit gervishes te rruges. Kuajt lekundeshin me hapa te rregullt nden frerin e stolinur, me kurrizet te mbuluar me rrogose kashte dhe kreret qull nga shiu; ndesra drejtuesit me çizme te stergjata te njollosura nga sterkalat e bales pas slitave. Kjo e gjitha, shume pune kuajsh, me duket te me stimulonte dhe ndriçonte plot ndjesi.
 Kur arrita lendinen afer shtepise se tyre, pashe ne fund te saj, ne drejtim te sheshit te parades, diçka stermadhe te zeze, degjova tinguj fyelli dhe loder ( instrument muzikor ritmues, daulle ) qe e paraprinte.  Zemra ime ishte plot me kenge, une kisha degjuar ne imagjinaten time tinull mazurke, veç kjo ishte muzike shume e ashper. Nuk ta kishte endja.
 "Ç'mund te ishte?" - Mendova dhe eca perpara drejt tingullit mbi nje rruge rreshqitese nga qendra e fushes. Pasi eca njeqind hapa, nisa te dalloj shume objekte te erreta pertej mjegulles. Ishin ushtare. "Ndoshta nje stervitje", mendova.
 Eca ksisoj pa ndyshuar drejtim me shoqerimin e nje kovaçi te nxire, veshur me nje kapote te ndotur dhe nje perparese qe po mbarte diçka. Eci perpara meje sapo arritem te vendi. Ushtaret me uniforma te zeza qendronin ne dy rreshta sherri qe perballeshin me njeri-tjetrin pa permbajtje, me pushket ne sigurese.  Pas tyre ishin fyejt dhe lodrat ( kllapat jane te mijat ), duke perseritur me inçest te njejtin ton te neveritshem.
 "Si eshte puna?" - pyeta kovaçin e zi qe ndaloi nga ana ime.
 "Nje tartar po rrihet si vleresim te perpjekjes se tij per dezertim" - tha ai me nje ton te ashper dhe holli nje veshtrim te qellimte ne fundin e larget te vijes.
 Pashe ne te njejtin drejtim, ne mes te vijes, diçka tmerri te me afrohej. Gjeja qe me arohej ishte nje burre lakuriq deri ne mes, i deryruar te shpejtonte me rripat e pushkeve te dy ushtareve qe i jepnin udhe.  Ne ane te tij nje oficier, me pelerine dhe kapote po ecte, pamja e te cilit mu duk e njohur. Viktima i jepte vetes perpara nden bresherine e goditjeve qe i vinin nga te dy krahet, gjithe trupi i tij zhytur, kembet qe zvarriteshin neper bore. Pastaj u kthye me kurriz dhe vartesit qe i tregonin udhen, e godisnin perpara, dhe e tehiqnin lart; ndersa ne ane te tij marrshonte oficieri i gjate, i pamedyshje dhe me hap plot nerv. Ishte i ati i Varinkes, me fytyren e tij te skuqur dhe mustaqe te bardha.
 Pas çdo pesimi burri, sikur te çuditej, kthente fytyren, ne ngerdheshje prej dhimbjesh, perdrejt anes nga i vinte goditja duke treguar dhembet e bardhe ne perseritje te te njejtave fjale fund pas fundi. Une munda t'i degjoj fjalet qe a thoshte vetem kur erdhi mjafueshem afer. Ai nuk u fliste atyre, ai i lutej me ngasherim: - "Vellezer, keni meshire per mua, keni meshire". Por vellezerit nuk kishin meshire dhe kur ndeshkimi po me afrohej, pashe si nje ushtar qe qendroi karshi meje beri nje hap tere nerv perpara dhe ngrejti shkopin e tij me nje rregull dhe e hodhi poshte mbi kurriz te burrit.  Burri i dha vetes perpara, por vartesit e tehiqnin mrapsht, dhe nje pesim tjeter erdhi nga ana tjeter, pastaj nga kjo ane e nga ana tjeter me pas. Koloneli marrshonte pas tij, duke pare kembet e tij dhe burrin, ajrin qe perthithte, koken qe i nxirrte avull, dhe frymen qe nxirrte ndermjet buzeve te shternguara. Kur e kaluan vendin ku qendrova, une kapa brenda nje çasti dy vija ne kurriz te burrit te denuar. Ishte diçka kaq shume-ngjyreshe, e lagesht, e kuqe, jo e natyreshme, sa e kisha teper te veshtire te besija se ishte trup njeriu.
 "Zot i Madh",- foli duke ju marre goja kovaçi.
 Ndeshkimi vazhdoi te levizte tutje tej. Bresherimat vazhduan te binin me sherngata, mbi krijesa qe rrezoheshin; fyejet fishkellenin dhe lodrat rrihnin, silueta e gjate e impostuar e kolonelit levizi pergjate burrit, si me perpara. Ahere, ne çast koloneli ndali dhe me te shpejte dhe thirri njerin ne komande.
 "Te mesova ta godisje lehte, - degjova zerin e tij te hovshem te thoshte. Kjo eshte prekja e lehte? Ti si thua?" , pashe me pas doren e tij te fuqishme me dorashke te gjuante ushtarin e dobet, te tmerruar, pa gjak ne fytyre per shkak se nuk e kishte hedhur shkopin me forcen e mjaftueshme ne qafen e perskuqur te Tartarit.
 "Me sill shkopinj te tjere" - u çirr ai dhe ne shikimin perreth me pa mua. Me mendimin se nuk me njohu, dhe me pakenaqesi te ashper, kafsherore ai rrufeshem u largua. U ndjeva kaq i pamrojtur nga keqardhja, sa nuk dija nga te shihja. Ishte sikur kisha qene kapur ne nje akt mizor te pafalshem. Ula syte dhe nxitova per ne shtepi. Gjithe rruqes veshet me rrihnin nga lodrat dhe fishkellenin nga fyejt. Degjoja fjalet "vellezer meshire", ose "do ta prekni apo si". Zemra me ishte plot neveri fizike, me se shumti e semure. Sa here qe ndalesha rruqes, dhe kete e bera shpesh, kisha nje ndjesi se do te behesha me te vertete i semure prej tmerreve qe me kapen ate ane. Nuk e kujtoj si gjeta shtepine, si gjeta krevatin. Veç çastit kur po me zinte gjumi degjeva dhe pashe perseri gjithçka ngjau, dhe s'vura gjume ne sy.
 "Me shume ngjasa ai diç dinte dhe une jo"- mendova per Kolonelin. Nese do ta dija çfare ai dinte sigurisht, me nje ne dore, ne kuptimin e asaj qe kisha pare, dhe nuk do te me kishte shkaktuar nje vuajtje te atille.
 Sadoqe mendoja per ate, as nje here, te pakten nje here, nuk e kuptova çfare dinte Koloneli.  Ishte mbremje dhe gjumi s'me zinte. Vetem pasi thirra nje shok qe ja shruam me te pire, nje shishe plot e shterruam, deresa u bera tape.
 Mendoni se erdha te perfundimi qe ndodhia ku kisha qene deshmitar ishte moralisht e gabuar? Jo, jo. Persa ishte bere me siguri te atille, dhe njihej nga gjithkush si e domosdoshme, padyshim ato diç dinin qe une jo. Mendoja ksisoj, ndaj edhe sforcohesha te kuptoja. Por pa problem, kurre nuk e mora vesh; atehere apo me vone.  Duke mos qene i afte ta mbaja ne dore, une nuk hyra ne sherbim siç e kisha ndermend. Kjo jo vetem ne ate ushtarak, por as dhe ne sherbimin civil. Pra, siç i shihni, kam qene jashte perdorimi."
 "Po po, e dime sesa i paperdorshem ishit" - vazhdoi njeri nga ne. "Pa na trego pak, sa njerez do te ishin jashte perdorimi per gjithçka, qe nuk do te ishit ju. "
 "Oh, ç'budallallek",- tha Ivan Vasilieviq me nje merzi prej se verteti.
 "Mire, po per aferen e dashurise?"
 "Dashuria ime? Ajo, qe ate dite vetem te renet ka njohur. Kur, siç ngjau shpesh, ajo u duk enderruese dhe medituese, une ne çast e rimblidhja kolonelin ne sheshin e paradave, ndjeja kaq veshtiresi dhe bezdi sa filliva te takoja rradhe e me rradhe. Ksisoj dashuria ime erdh' ne asgje. Po; raste te tilla shfaqen, dhe ato e ndryshojne dhe drejtojne gjithe jeten e njeriut", -tha ne mbyllje. " Ju me thoni ..."
     Leon Tolstoi
 _______________
 Quadrille: lloj vallzimi ne shek XVII XVII, bazohej ne levizjet ne forme katrori.