Nje loje pokeri.

     Zakonisht nje loje pokeri eshte nje kompozim ne heshtje. Nuk ka as drame me ze te larte, as te ketille gezim, e as monotoni. Nese nje humbes amator nuk terhiqet qetesisht, nuk ka mbeshtetje orkestrale.  Eshte nje nga zeniet me "pune" me nxitese dhe shterruese te njohura te burrerimit inteligjent te nje  amerikani; eshte nje reflektim pervoje kohore qe permblidhet ne nje mendim te çastit; jane nervat e tendosura ne padurim dhe thirrje se brendeshmi ndaj vetvetes, perveç nje qetesimi te vetem si prej parajse - tringellimi i monedhes. Sa me e larte steka aq me e heshtur skena - ligji qe aplikohet gjithkund ku fshihet pas perdes.
    Gjithsesi edhe ne poker ka te ngjara. Gjithkush e kujton kendin e famshem ne rumin-parfum qe u konsumua triumfalisht nga Robert F. Cinch, i Çikagos, i asistuar nga Gjykata e Shteteve te Bashkuara, dhe nga çdo pushtet tjeter federal qe ai kishte nevoje. Robert F. Cinch gezoi fitoren e tij kater muajshe. Vdiq me pas, dhe rijoshi Bobbie Cinch kishte ardhur ne Nju Jork qe te vinte me qarte ne dukje qe kishte qene nje marrveshje e mire argetuese prej njezetedy-milion dollaresh.
    Plakushi Henry Spuytendyvil kishte te vetat te gjithe kursimet e te pa-levizeshmes te Nju Jorkut qe me preçedent  mori ne zotrim spitalet ne Central Park. Ai kishte qene nje mik i atit te Bobit. Kur Bobi u duk ne Nju Jork, Spuytendyvili e priti me korrektese. U muar vesht qe sapo erdhi nisen te luanin  poker natyral.
    Nje nate ato po luanin nje loje te vogel ne nje hotel ne periferi te qytetit. Ato ishin pese, duke perfshire dy juriste dhe nje politikan. Hapja e lojes varej nga mundesite e te fituarit individualisht.
    Bobbie Cinch pat fituar mjaft rende. Ishte kaq i gjere sa dielli, dhe kur fati ndjek nje njeri kaq bujar, ndjek teper fort, edhe pse nuk mund te vinte bast me te gjitha afresite e kundershtareve te tij.
    Plaku Spuytendyvil kishte humbur nje shume te madhe. Njeri nga juristet here-pas-here qeshte ne heshtje. Ai mire e njihte plakun, ai e dinte qe asgje me emrin e humjes nuk do te ndahej ne seksione brenda zemres se burrit.
    Rreth mesnates Archie Bracketts, aktori, hyri ne dhome.
    - Si mbahesh Bob? - i tha.
    - Mire fare, - tha Bobi.
    - A pati fat zoti Spuytendyvil?
    - Shumim i keq, - hungeriu plakushi.
    Bracketts-i qeshi dhe vuri kemben e tij rrethin e kembeve te karriges se Spuytendyvil-it.
    - Ja, une do ta llastoj fatin tend per ty  - tha ai.
    Spuytendyvil-i qendroi ne fund te tryezes.
    - Bob, une them me mire te trokasesh te fati yt, - tha aktori me prezence, ndersa rioshi Cinch fitoi nje pod tjeter. Brackets-i hoqi kemben nga karriga e plakut dhe e vendosi tek e Bobb-it. Rioshi perqeshi pa te keq dhe tha se nuk donte t'ja dinte.
    Bracketts-i ishte ne gjendje te analizonte te dy duart. Ishte shtesa e Bobb-it dhe fisha e kuqe e plakut. Te gjithe prisnin Bobb-in. Ky mbushi pod-in dhe terhoqi nje karte.
    Plaku terhoqi nje karte. Bracketts-i duke veshtruar mbi supin e tij, dalloi dhjete, nente, tete dhe shtate diamant. Duke folur teatralisht flash-et jane aq te shpeshta sa manat ne nje dellinje, por si nje çeshtje e se vertetes aresyeja qe flash-et jane kaq te mirepritur eshte sepse nuk jane te zakonshem si manat ne dellinje. Bracketts-i mori ekuiliber, nxori avash-avash nje cigare nga xhepi dhe e vendosi ndermjet dhembeve duke harruar ekzistencen e saj.
    Bobb-i ishte i vetmi perballe. Bracketts-i zgjati njerin sy per tek dora e rijoshit, shikoi nente, tete, gjashte dhe pese kupe. Tashme jane veç gjashteqind e katedhjete e pese emocione te mundeshme ne mendjen e njeriut dhe Bracketts i pati te gjitha. Nden pershtypjen se duhej t'i kishte mbaruar cigarja, e hoqi nga goja dhe e hodhi nga mbeturinat pa e shoqeruar me sy ne fluturimim e saj.
    Rastesisht u be qetesi  e plote perreth tryezes jeshil-veshur. Plaku studionte doren e tij me nje lloj buzeqeshje te vleresueshme, por ne syte e tij ndoshta ishte dukur nje drite e ftohte, drite periferike qe diçka tregonte nga e majta, me ngadalsim.
    Rioshi Bobb, ulur siç qe, gaqe pauza po zgjaste pak si teper, shikoi hetueshem drejt Spuytendyvil-it.
    I moçmi arriti ne perfundim per nje fish te bardhe mbi shumen. - Po, te miat ja vlejne per kaq, - tha, dhe hodhi fishin ne tavoline se bashku me te tjerat. Pastaj u mbeshtet mbrapa rehatshem ne karrige dhe shikoi edhe nje here drejte peses diamant. Rijoshi Bob zgjati doren kendeshem drejt fisheve te veta. Shikoi Bracketts-in qe tymoste, por e gjeti pa cigare ne goje.
    Rioshi preku me gishta fishet ndersa shikoi mendueshem doren. Heshtja e ketyre çasteve e vinte Bracketts-in ne trysni si tymi prej nje rjarri konfliktual.
    Bobbie Cinch vazhdoi per pak kohe te sodiste ftohte kartat e veta. me ne fund beri nje frymemarrje te shkurter dhe tha:
    - Mire zoti Spuytendyvil, une s'mund te luaj asgje te siguruar kunder jush. - Hodhi pastaj nje fish te bardhe. - Po te them se kam nje flash! Dhe shtroi kartat mbi tryeze.
    Frika, tmerri, inati i plakut mund te mateshin vetem me vellimin e nje shperthimi te nje gejzeri. Vendosi kartat e veta mbi tavoline. Ja,- thirri duke fiksuar tere frike Bobbie-n, kam edhe une nje flash. Imi eshte me Xhandar lart.
    Fillimisht Bobbie shtangu, por ne çast e mori veten,  dhe dukshem ne verejtje te diçkaje defryese te situates nenqeshi.
    Archie Bracketts-i, duke qene ne heshtje me shumen e tij te djegur, bertiti gezueshem dhe i çliret. I rrahi shpatullat Bobb-it. - Bob, biri im,- thirri tere qef - ti nuk je kumarxhi, por nje djale i mire, dhe nese nuk do ishit do te kishit humbur nje grumbull dollaresh te mire ne kete minute.
    Plaku Spuytendyvil i hodhi nje shikim te vrazhde Bracketts-it. - Mjaft bere nje ze te tille si prej ferri, apo jo, Archie, - i tha i merzitur. Fyti  i mbushur plot dukej sikur pertypte qelq. - Kalo uiskin! 

Stiven Kein